
Fitër Bajrami, Presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja!
👁6427
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët! Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Burimi:
Kohajone.com