Finiqi, një udhëtim në gjurmët e antikitetit

Finiqi, një udhëtim në gjurmët e antikitetit

5 September, 2026 - 18:36 Parku Arkeologjik i Finiqit është një nga destinacionet që ia vlen të përfshihet në itinerarin turistik të jugut gjatë muajit shtator. I vendosur mbi një kodër me pamje panoramike, parku ruan gjurmët e qytetit antik të Foinikës, një prej qendrave të rëndësishme të Kaonisë dhe Epirit.  Muret e fuqishme fortifikuese, teatri antik, akropoli, bazilika dhe banesat e periudhës helenistike dëshmojnë për rëndësinë politike, ekonomike dhe kulturore që qyteti pati në antikitet.  Por vizita në Finiq këtë shtator merr një interes të veçantë edhe për shkak të gërmimeve arkeologjike, me kërkimet e misioneve shqiptaro-italiane që vijojnë të hedhin dritë mbi historinë e qytetit antik. Një mision i Universitetit të Bolonjës ka kryer prej vitesh kërkime arkeologjike në Finiq.  Mes historisë, peizazhit...