Financial Times: Zelensky do të zëvendësojë ambasadoren ukrainase në SHBA për t’i bërë qejfin Trump

Financial Times: Zelensky do të zëvendësojë ambasadoren ukrainase në SHBA për t’i bërë qejfin Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rënë dakord të zëvendësojë ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, raportoi sot Financial Times. Të dyja palët tani po zhvillojnë bisedime për pasardhësin e saj të mundshëm, i cili do të duhet të miratohet nga të dyja vendet, tha gazeta britanike, duke cituar dy persona të njohur me çështjen. Markarova, e cila ka shërbyer si ambasadore në Uashington që nga viti 2021, është kritikuar nga disa republikanë për lidhje shumë të ngushta me Partinë Demokratike. Zëvendësimi i saj mund të jetë një përpjekje e Zelensky-t për të qetësuar Trumpin në një kohë delikate...
Burimi: Vizionplus.tv