Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Financat: Pagesat për PPP janë rritur më 2025, nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës
Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike.Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren.Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose...