Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” në Festivalin e Filmit në Sarajevë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë bëri të ditur se filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media”, do të ketë premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025. Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Andamion Murataj është njëkohësisht edhe skenaristi i filmit, cili zgjat 110 minuta dhe përqendrohet në historinë e Fran, një personazh kompleks, lindur si grua por që bën jetën e një burri apo e thënë ndryshe “burrneshë”. Për t’i dhënë dashurinë e...