Filmi i parë artistik i krijuar tërësisht me inteligjencë artificiale shfaqet në kinema në Kinë
Kina po teston interesimin e publikut për filmat e krijuar tërësisht me inteligjencë artificiale, pasi të premten ka nisur shfaqja në kinema e filmit fantastiko-shkencor “Sanxingdui: Future Past”. Megjithatë, shitjet e dobëta të biletave paraprake tregojnë se risia teknologjike nuk garanton sukses në arkë. Sipas platformës së shitjes së biletave Maoyan, për të premten janë planifikuar më shumë se 10 mijë shfaqje të filmit. Pavarësisht kësaj, të ardhurat nga shitjet paraprake të biletave, deri të premten në mëngjes, arrinin vetëm në 80 mijë juanë, rreth 11.980 dollarë. Sipas parashikimeve të së njëjtës platformë, të ardhurat e përgjithshme nga biletat pritej të mbeteshin nën 150 mijë juanë, shumëfish më pak se kostoja e raportuar e prodhimit. Çmimet e biletave variojnë nga 20 deri në 90 juanë,...
Burimi:
kultplus.com