Filmi i animuar “Zemërimi i shkronjave” i nënshtrohet restaurimit

Filmi i animuar “Zemërimi i shkronjave” i nënshtrohet restaurimit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i Shqipërisë bëri të ditur se një tjetër film i dashur nga publiku do t’i nënshtrohet restaurimit. Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të nismës së ndërmarrë nga AQSHF për të shpëtuar dhe restauruar filmat e trashëgimisë kinematografike shqiptare që rrezikojnë të degradojnë. Drejtori i AQSHF, Eljan Tanini, bëri të ditur se filmi i animuar shqiptar “Zemërimi i shkronjave” do të restaurohet nga shkrimtarja dhe përkthyesja Albana Nexhipi, të cilës ai i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen. Filmi i animuar “Zemërimi i shkronjave” është realizuar me skenar të të mirënjohurit Luan Rama, regjinë nga Boris Ikonomi, operator Tomi Vaso si dhe mban muzikën e kompozitorit Agim Krajka. Filmi është vepër e vitit 1981. Shkronjat zemërohen me Artanin sepse ai dëmton vazhdimisht librat...