Figura e Marie Shllakut vjen nëpërmjet ekspozitës “Gjurmët e historisë dhe kujtesës”

Figura e Marie Shllakut vjen nëpërmjet ekspozitës “Gjurmët e historisë dhe kujtesës”

Tetëdhjetë vjet pas pushkatimit të tyre, dokumentet vazhdojnë të flasin. Ato dëshmojnë për një periudhë, për idealet dhe sakrificat e katër personaliteteve: Marie Shllakut, At Bernard Llupit, Kolë Parubit dhe Gjergj Martinit. Është ekspozita dokumentare “Në gjurmët e historisë dhe kujtesës” që sjell para publikut dëshmi historike, dokumente arkivore dhe fotografi, duke rikthyer në vëmendje jetën, veprimtarinë dhe sakrificën e këtyre figurave, të cilat me përkushtimin dhe idealet e tyre i shërbyen atdheut dhe dhanë jetën për çështjen kombëtare. Kjo ngjarje është organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit kulturor me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit të këtyre figurave dhe ruajtjes së...