FIFA dënon Shqipërinë pas ndeshjes me Serbinë, 173 mijë euro gjobë dhe 20% stadium i mbyllur me Letoninë

FIFA dënon Shqipërinë pas ndeshjes me Serbinë, 173 mijë euro gjobë dhe 20% stadium i mbyllur me Letoninë

Adriatik BALLA Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të paguajë 161 mijë e 500 franga zvicerane, përkatësisht mbi 173 mijë euro, për shkeljet e bëra në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë. Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor të FIFA-s, i publikuar të mërkurën nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja Shqipëri – Serbi u zhvillua më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në Tiranë, në praninë e mbi 20 mijë shikuesve. Ka pasur fyerje të vazhdueshme ndaj serbëve e po ashtu hedhje të gjësendeve që bënë që ndeshja të ndërpritet shkurt në tri raste. Por nuk ka pasur ndonjë incident të...