Fier/ Vodhi me thyerje 4 biznese brenda 10 ditësh, arrestohet 30-vjeçari me precedent kriminal

Fier/ Vodhi me thyerje 4 biznese brenda 10 ditësh, arrestohet 30-vjeçari me precedent kriminal

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Ysen Driza, është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit gjatë muajit tetor. Sipas hetimeve, Driza dyshohet se në periudhën 19-28 tetor 2026 ka vjedhur shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të tjera, përfshirë serverin e kamerave të sigurisë. I riu, banues në Fier dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes, ishte shpallur në kërkim për këtë vepër penale. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit. Njoftimi i Policisë: Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor. ...