Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fier/ Nis rinumërimi i votave, Lapaj pret mandat shtesë, ja deputeti socialist që rrezikon karrigen (Rezultate)
Pas përfundimit të rinumërimit në qarkun e Tiranës, sot ka nisur zyrtarisht procesi për qarkun Fier, një nga qarqet më të mëdha të vendit që përfaqësohet me 16 mandate në Kuvend. Në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, janë hapur 587 kuti votimi, me qëllim verifikimin e saktësisë së rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve të 11 majit. Procesi është kërkuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me pretendimin se nga një rinumërim i saktë mund të përfitohet një mandat shtesë për këtë forcë politike. Në rast se rezultati përmbyset, kandidati Azmer Duleviç i...