Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Fier – Jepen dënimet për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, një i mitur lirohet, autori Florian Muka, dënohet me 12 vite burg
Fier, 23 qershor 2025 – Ka përfunduar seanca gjyqësore për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 11 mars 2024, ku u vra në qendër të Fierit i riu Grei Bihuci, vetëm 20 vjeç. Sot, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpalli vendimin për dy të pandehurit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku u paraqitën të gjitha palët. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni, ndërsa prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj. Mbrojtja përfaqësohej nga avokati Ervis Goxhaj.Reklama në FieriWeb -...