Fier – Burri sulmohet nga një luan i mbajtur në banesë, policia nis hetimet

Fier – Burri sulmohet nga një luan i mbajtur në banesë, policia nis hetimet

VIDEO Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zharrëz të Fierit, ku një burrë është sulmuar nga një luan, kafshë e egër që dyshohet të jetë mbajtur në kushte shtëpiake. Pamjet tronditëse të incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale ditën e djeshme, duke ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim në opinionin publik. Sipas burimeve konfidenciale nga Policia e Shtetit, një grup i specializuar është dërguar në vendngjarje për të verifikuar rastin dhe për të lokalizuar kafshën. Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse për zbardhjen e rrethanave dhe pritet të ndërmerren masa ligjore ndaj përgjegjësve. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”...
Burimi: Fieriweb.com