FIER/ Automjeti përplas biçikletën në unazë, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

FIER/ Automjeti përplas biçikletën në unazë, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka rënë në tokë dhe ka pësuar dëmtime trupore. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi.