Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali i muzikës elektronike Lumina, Filo: Korça, skenë e ritmit dhe dritës
Korça në verë është një ndjesi e freskët, e qetë, mbushur me aromë lulesh dhe kujtimesh. Shtëpitë karakteristike, rrugicat me kalldrëm dhe historia që ndihet në çdo hap e bëjnë këtë qytet gjithmonë të veçantë. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, publikoi në rrjetet sociale pamje nga rrugicat karakteristike të “qytetit të serenatave”, me kalldrëmet e pastra, portat e vjetra që ia shtojnë hijeshinë dhe oborret plot lule që rrëfejnë për vëmendjen e korçarëve ndaj së bukurës. Ai e cilësoi Korçën, një qytet i cili përmirësohet çdo ditë, por pa humbur kurrë shpirtin që e bën kaq të dashur. Pikërisht sot,...