Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të
👁5575
Shpallen emrat që do të përbëjnë jurinë e Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë. Artistët e përzgjedhur që do të vlerësojnë 21 projekte filmike që konkurrojnë për çmimin e lakmuar Palme d’Or përfaqësojnë një gamë të gjerë profesionistësh, si para ashtu edhe pas kameras. Juria do të përfshijë aktoren dhe regjisoren amerikane, fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, regjisoren dhe skenaristen indiane Payal Kapadia, aktoren italiane Alba Rohrwacher dhe shkrimtaren me prejardhje franceze dhe marokene, fituese e çmimeve, Leila Slimani. Gjithashtu përfshihen regjisori dhe producenti kongolez Diedo Hamadi, regjisori dhe skenaristi i njohur korean Hong Sang-soo, aktori i njohur...