Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium
👁12886
Prej orës 18:00 stadiumi “Arena Kombëtare” ka pritur tifozët e parë. Në orën 20:45 luhet Shqipëri – Serbi dhe interesi për këtë duel ka qenë shumë i madh, me më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta. Tanimë shkallët e stadiumit kanë pritur tifozët e parë, mes festës që ka pushtuar Tiranën këtë pasdite. Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.