“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Radio Televizioni Shqiptar ka hapur thirrjen për aplikimin e artistëve në Festivalin e Këngës. Krijuesit dhe interpretuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora kanë gjashtë ditë kohë për të aplikuar. Aplikimet për edicionin e 65-të të Festivalit të Këngës në RTSH janë hapur sot, më 22 shtator, dhe do të zgjasë deri më 27 shtator, ku artistët, kompozitorët dhe krijuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora mund të aplikojnë për të qenë pjesë e “Fest 65”. Thirrja u drejtohet krijuesve dhe interpretuesve të muzikës së lehtë shqiptare që dëshirojnë të konkurrojnë në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor. Pjesëmarrësit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të RTSH-së, (kliko këtu) duke dorëzuar këngët që plotësojnë kriteret...