Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka theksuar rëndësinë e Kartës së Adriatikut si një shtyllë e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit euroatlantik, më shumë se dy dekada pas krijimit të saj. Në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, zhvilluar në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe nën kryesinë e Kroacisë, Hoxha theksoi se Karta, e krijuar më shumë se dy dekada më parë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon. “Siguria sot shkon përtej kërcënimeve konvencionale. Për t’u përballur me sfidat e kohës, nga kërcënimet kibernetike dhe siguria energjetike te manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit të huaj (FIMI), duhet të vazhdojmë forcimin e relevancës dhe efektivitetit të Kartës, ashtu siç duhet...