Fëmijët pa kopsht e çerdhe! Platforma nuk fuksionoi, por mori 210 mln lekë- ‘KREATX’ me tender 1.7 mln

Fëmijët pa kopsht e çerdhe! Platforma nuk fuksionoi, por mori 210 mln lekë- ‘KREATX’ me tender 1.7 mln

foto ilustruese TIRANË-Hakerimi i faqes zyrtare të Bashkisë Tiranë, i kushtoi shumë edhe familjeve shqiptare. Ndërsa më 22 qershor përfundoi afati zyrtar për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Tiranë, qindra prindër nuk mundën dot të aplikonin. Platforma “e-femije.tirana.al” ishte jashtë funksionit për ditë me radhë, pasi faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë ra pre e një sulmi kibernetik, duke pamundësuar regjistrimin e fëmijëve të tyre. Në lidhje me funksionin e platformës, kryetarja në detyrë e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani në një njoftim për mediat bëri me dije se po punohej për të rikthyer lidhjen sa më shpejt, por nuk dha asnjë shtyrje të  afatit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopësht. Platforma, “e-femije.tirana.al” e cila nuk funksionoi, i ka kushtuar qytetarëve 210...