Burimi:
Vizionplus.tv

Fëmijët mësojnë anglisht para shqipes, gjuhëtarët e sociologët: Ndikim negativ në zhvillimin e gjuhës amtare
👁7652
Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, ku teknologjia dhe mediat sociale kanë një ndikim të madh, shumë fëmijë rriten duke u ekspozuar në mënyrë të natyrshme ndaj gjuhëve të huaja. Por, sipas gjuhëtarëve, mësimi i gjuhëve të huaja në moshë shumë të vogël mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e gjuhës amtare. “Fëmija duhet të mësojë një gjuhë të huaj pasi të ketë ngulitur mirë atë që ne e quajmë aparati i të folurit për gjuhën amtare, i themi ne baza fonetike, deri në moshën 6 vjeç fëmija nuk duhet të mësojë gjuhë të huaj, sepse nuk do...