Fëmijët e tyre në pranga, dhjetëra prindër prej orësh para dyerve të komisariateve: Asnjë përgjigje…unë e njoh djalin tim

Fëmijët e tyre në pranga, dhjetëra prindër prej orësh para dyerve të komisariateve: Asnjë përgjigje…unë e njoh djalin tim

PAMJET NGA KOMISARIATI TIRANË-Dhjetëra prindër u vendosën para dyerve të komisariateve të Tiranës, pasi fëmijët e tyre u shoqëruar gjatë protestës së 15 tetorit. Në pamjet e ndara pas mesnate nga deputeti Erald Kapri nga Komisariati nr.1, prindërit shihen para derës së hekurit dhe deklarojnë se po presin djemtë e tyre. Prindërit deklarojnë se djemtë janë studentë dhe i kanë arrestuar në rrugë pa u përfshirë në trazira.