Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Fëmijët e Luginës nuk janë të harruar, FSHF organizon një turne futbolli në Preshevë
Është e vështirë të jetosh në një territor që një ditë quhet shqiptar, e ditën tjetër serb. Është e vështirë që një ditë të zgjohesh dhe nëna të të thotë mirëmëngjes dhe kur del në rrugë dikush të përshëndet në serbisht. Është e vështirë të shkosh në shkollë dhe të mësosh në një gjuhë që nuk është vetëm e jotja, kur në fakt dëshiron të mësosh vetëm abetaren shqipe. Është e vështirë të jetosh në Luginë në shumë drejtime. Fëmijët e Luginës shpesh ndihen të lënë pas dore, madje edhe të përdorur për interesa politike. Rriten me ndjenjën se askush...