Burimi:
Syri.net

Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
👁10664
Autoritetet e Friburgut kanë konfirmuar të shtunën hipotezën e një femicidi të ndjekur nga vetëvrasja, pas zbulimit të dy trupave në një vilë të përfshirë nga flakët të enjten në Epagny, Gruyère. Viktimat janë një çift me origjinë kosovare, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 39-vjeçare, të cilët nuk jetonin në vilën ku ndodhi tragjedia. Sic raporton RTS, sipas hetimeve paraprake, burri kishte shkuar i armatosur me armë gjahu në vilën ku gruaja e tij punonte si pastruese. Ai ka qëlluar katër herë mbi të, duke i shkaktuar vdekjen, dhe më pas është ngjitur në katin e sipërm për t’u...