Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë bashkon mjekësinë shqiptare në Çeki

Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë bashkon mjekësinë shqiptare në Çeki

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë edhe në këtë vit e ka nisur aktivitetin e saj në organizimin e Konferencave në shtete të ndryshme të Evropës për të përmbushur qëllimin e saj në promovimin e arritjeve shkencore në diasporë nga mjekët shqiptarë të cilët tashmë në shumë vende kanë bërë emër në fusha të ndryshme mjekësore. Një aktivitet i tillë u mbajt ditë më parë në Lokalet e Ambasadës së Kosovës në Pragë.Kontribut të madh në këtë organizim dhanë personeli i ambasadës dhe në veçanti ambasadorja, Znj. Albesjana Iberhysaj e cila në koordinim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Pragë, Z. Ilir Tepelena dhe kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Znj. Dr. Aurora Dollenberg ia arritën qëllimit të realizojnë një Konferencë të...