Faza e Ligës/ Sot starti me gjashtë ndeshje, Real- Inter në ‘kornizë’

Faza e Ligës/ Sot starti me gjashtë ndeshje, Real- Inter në ‘kornizë’

Nis sot faza e Ligës në Champions League. Një moment kur 36 skuadrat më të mira të këtij sezoni 2026/27 do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube të UEFA-s. Formula mbetet e njëjtë: tetë skuadrat e para kalojnë direkt në fazën tjetër ndërsa nga vendi i 9-të deri te i 24 sigurojnë play off për 8 biletat e fundit të turneut. Ndërkaq nga vendi i 25 deri te i 36-të eleminohen menjëherë nga Europa. Sot në orën 18:45 dy ndeshje teksa në orën 21:00, 4 përballjet e tjera të kësaj dite. Të gjitha takimet paraqesin interes të shtuar por ajo e “Santiago Bernabeu”-ut ndërmjet Realit dhe Interit shihet si “qershia mbi tortë”. Programi për sot, java e parë...