Faza e dytë e Reformës Territoriale, PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar! Ja çfarë parashikohet

Faza e dytë e Reformës Territoriale, PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar! Ja çfarë parashikohet

foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, propozohet që komisioni të ketë 16 anëtarë dhe një mandat 9-mujor për të shqyrtuar kuadrin ligjor, hartuar ndryshimet e nevojshme dhe ndjekur zbatimin e ndarjes së re territoriale, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sipas kërkesës, nisma synon të fokusohet te funksionet dhe shërbimet vendore, financat dhe zhvillimi rajonal. Objektivi i Komisionit, sipas kërkesës, do të jetë rishikimi i kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore me qëllim forcimin e kompetencave. Gjithashtu, parashikohet edhe analiza e financave me synim forcimin e decentralizimut fiskal. Krahas Komisionit të Posaçëm, kërkohet ngritja e një strukture mbështetëse me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të asistuar në punën...