Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi akuzohen se kanë favorizuar ndёrtuesit. Sipas Prokurorisë, Zhaneta Lubonja, Drejtore e Planifikimit, Kontrollit dhe të Zhvillimit të Territorit në Bashkia Korçe, po ashtu Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori kanë favorizuar 18 herë disa firma ndërtimi, duke shmangur taksën e ndikimit në infrastrukturë. Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe nga këto procedura rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё...