Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit
21.5 mln euro/km që do të financohet plotësisht nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, Milot-Balldre është një ndër koncesionet më të shtrenjta që vetë Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dritën jeshile për çdo kilometër që do të ndërtohet. Jo vetëm kostot e ndërtimit që qëndrojnë të larta, por çfarë ngre pikëpyetje nga ky koncesion është më shumë operimi dhe mirëmbajtja e rrugës dhe tarifat e kalimit. Në një analizë që Top Channel ka kryer, rezulton se vetëm për mirëmbajtjen për 17 kilometra do të paguhet një vlerë prej 83.4 milionë euro. Por kjo vlerë rezulton më e lartë se kostot e kontratave të zakonshme të Ministrisë së Infrastrukturës. Në një mesatare, vlera për 17 kilometër e mirëmbajtjes së koncesioneve të tilla të realizuara më parë varion...
Burimi:
javanews.al