Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Fatkeqësi e jashtëzakonshme”, banorët në Delvinë tregojnë dëmet: Na janë djegur të gjitha, nuk kemi as ujë, as drita
Në 24 orët e fundit, Shqipëria është duke u përballur me një situatë të vështirë nga zjarret, teksa më 25 korrik, është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre. Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Në fshatin Kopaçëz, situata mbetet ende e vështirë pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe toka. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa tymi dhe era e bëjnë terrenin të rrezikshëm. Banorët...