Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fatjon Tafaj merr drejtimin e kombëtares shqiptare U-17
8 Korrik 2025 16:30 Telesport Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Lajmim e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit që me anë të një postimi, njoftoi se ka arritur marrëveshjen me trajnerin 43-vjeçar. Tafaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Ndërkohë nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e...