Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U17
Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore. Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajningut. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendës-trajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia. Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e...