Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Farsa zgjedhore e 11 majit/ Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
👁13184
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I ftuar në Opinion, lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi PS dhe Edi Ramën se ka fituar 28 mandate deputetësh në bashkëpunim me bandat kriminale. Intervista në studio: Fevziu: A i gjeni vetes një gabim tuajin në këto zgjedhje? Berisha: Kujt ia shtron ti këtë pyetje? Nuk ka diskutim që unë gabime të përditshme bëj. Cilat janë ato do analizohen. Tani po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen. Është farsë. 28 mandate kanë marrë me banda.