Farsa elektorale e 11 majit, Alizoti: Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje!

Farsa elektorale e 11 majit, Alizoti: Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje!

Deputeti demokrat Tomor Alizoti foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit. Alizoti, i ftuar në News24, u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj. Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.  “Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo,” tha ai. Deputeti demokrat theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt. Në lidhje me analizën e brendshme në...