Fanfarë kushërinjsh si alternativë e politikës së vjetër

Fanfarë kushërinjsh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, ka shënuar metaforën më të shëmtuar të viteve të fundit për brezin e ri të politikanëve që aspirojnë të largojnë me votë nga skena Edi Ramën dhe Sali Berishën. Pasi ju thanë shqiptarëve se do të merrnin mandate për një minorancë bllokuese në Kuvend, ata de facto mbetën të kapeshin pas një mandati të vetëm në Tiranë, teksa dy parti të tjera të të njëjtit vokacion, pra të reja,...