Familja prej 5 anëtarësh dhe piloti 36-vjeçar vdiqën, helikopteri që u rrëzua në Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj para

Familja prej 5 anëtarësh dhe piloti 36-vjeçar vdiqën, helikopteri që u rrëzua në Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj para

Helikopteri që u rrëzua në lumin Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj përpara. Familja prej pesë anëtarësh e CEO-s të Siemens në Spanjë, Agustin Escobar, gruaja e tij dhe tre fëmijët vdiqën pas rrëzimit të helikopterit. Edhe piloti 36-vjeçar humbi jetën gjithashtu. Sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit, helikopteri, në pronësi dhe operim nga New York Helicopter, kishte pasur probleme mekanike që nga shtatori i kaluar. Të dhënat tregojnë se helikopteri ishte ndërtuar në vitin 2004 dhe kishte regjistruar tashmë 12,728 orë fluturimi kur duhej të riparohej. Një hetim po vijon për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rënien...
Burimi: Vizionplus.tv