Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Familja e Dukagjinëve ishte një nga familjet më të fuqishme feudale Arbërore gjatë mesjetës
Familja Fisnike e Dukagjinëve Familja e Dukagjinëve ishte një nga familjet më të fuqishme feudale Arbërore gjatë mesjetës. Dukagjinët mund të kenë qenë të afërm ose pasardhës të Progonëve të hershëm, të cilët themeluan shtetin e parë shqiptar në historinë e regjistruar, Principatën e Arbërit (1190-1256). Pjesëtari i parë i familjes Dukagjini është Gjin Tanushi, i përmendur në vitin 1281 me titullin e ‘Dukës’ (ducam Ginium Tanuschium Albanensem), dhe në këtë mënyrë pasardhësit e tij morën mbiemrin Dukagjini.Sundimi i tyre shtrihej nga veriu i Shqipërisë deri në Kosovën perëndimore. Qyteti i Lezhës ishte prona më e rëndësishme e Dukagjinëve.Pas pushtimit osman të Shqipërisë (1479), një degë e tyre gjeti strehë dhe u vendos në Koper të Venedikut, ku ata u bënë të njohur si familja...