Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Falsifikonin dokumente/ SPAK çon për gjykim 37 anëtarët e dy grupeve të trafikantëve
Foto ilustruese TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kriminale. Siç bën me dije SPAK përmes njoftimit zyrtar, ata akuzohen për disa vepra penale: “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim dokumentesh” e deri te “grup i strukturuar kriminal”. Nga hetimet, rezulton se nga viti 2022 deri në 2024-ën, ata kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara...