Fadromat heqin gurët e trotuareve, masa shtesë për tubimin e sotëm

Fadromat heqin gurët e trotuareve, masa shtesë për tubimin e sotëm

Pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, mëngjesin e kësaj të diele fadromat kanë dalë në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku po hiqen gurët e trotuareve. Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja vjen pas përplasjeve të përsëritura gjatë tubimeve të ditëve të fundit, ku janë regjistruar episode dhune dhe dëmtime të hapësirave publike. Gjatë protestave, një pjesë e demonstruesve kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë. Nga ana tjetër, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Përplasjet kanë sjellë tensione të vazhdueshme në zonën përreth institucioneve qendrore të kryeqytetit. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në një dalje live në rrjetet sociale mëngjesin e...