Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë
Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta. Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko. Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit. Kontinenti evropian po përjeton temperatura ekstreme, një dukuri që sipas OKB-së po bëhet më e shpeshtë...