Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, Ministri Hasani: Tre kanë mbërritur në Tiranë
👁9834
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani njoftoi ditën e djeshme se pesë qytetarë shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale ishin larguar në mënyrë të sigurt nga Izraeli përmes Egjiptit. Ministria e Jashtme, përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit. Ministri Hasani bën me dije se 3 prej qytetarëve shqiptarë kanë mbërritur në Tiranë, njëri kthehet sot në mbrëmje, ndërsa tjetri është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në shtetin fqinj. Ministri Igli Hasani: MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e...