“Eurovision 2027”, 36 vende konfirmojnë pjesëmarrjen, Irlanda dhe Holanda bojkotojnë konkursin

“Eurovision 2027”, 36 vende konfirmojnë pjesëmarrjen, Irlanda dhe Holanda bojkotojnë konkursin

Të paktën 36 vende do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovision 2027”, i cili do të zhvillohet në Bullgari, njoftoi sot Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), organizatori i konkursit. Lista paraprake e pjesëmarrësve është publikuar në Gjenevë, por ende nuk dihet nëse Spanja dhe Sllovenia do të marrin pjesë. Transmetuesit publikë të të dy vendeve, kanë afat deri në dhjetor për të marrë një vendim përfundimtar. Edhe Islanda ka përfituar më shumë kohë për të vendosur. Të tria vendet bojkotuan “Eurovision”-in e vitit 2026, të zhvilluar në Vjenë, në shenjë proteste ndaj luftës në Gaza dhe pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs. Ndërkohë, Irlanda dhe Holanda kanë njoftuar se do ta bojkotojnë sërish “Eurovision”-in në vitin 2027, për të njëjtat arsye. Të dyja...