Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Europiani U-16 për djem, kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës
Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem. Ky event u organizua nga FSHB. 9 ekipe pjesëmarrëse mes të cilave është Shqipëria, që u rendit në vendin e katërt. Kuqezinjtë, edhe pse dolën në gjysmëfinale, nuk mundën të marrin një medalje. Në këtë turne, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo arriti dy fitore e 3 humbje. Kuqezinjtë e vegjël fituan dy ndeshjet e para në grup, ndaj Maltës e Moldavisë. Më pas erdhën tri humbje radhazi, ndaj Armenisë po në grup, ndaj Luksemburgut në...