Europa po tërheq arin nga Amerika/ Holanda zhvendos 86 tonë, pse bankat qendrore po rishikojnë rezervat

Europa po tërheq arin nga Amerika/ Holanda zhvendos 86 tonë, pse bankat qendrore po rishikojnë rezervat

Bankat qendrore evropiane po rishikojnë mënyrën se si i mbajnë rezervat e tyre të arit, në një kohë kur luftërat, tensionet tregtare dhe pasiguria ekonomike kanë shtuar shqetësimet për sigurinë financiare. Rasti i fundit është Holanda, e cila ka zhvendosur 86 tonë ar nga rezervat e mbajtura në SHBA dhe Kanada drejt Londrës. Lëvizja nuk lidhet me një krizë të caktuar që autoritetet holandeze presin të ndodhë. Arsyeja kryesore është që ari të jetë në një treg ku mund të përdoret ose shitet më shpejt në rast nevoje. Holanda zhvendosi 86 tonë ar Holanda kishte rreth 313 tonë ar të ruajtur në SHBA dhe Kanada. Nga kjo sasi, 86 tonë janë zhvendosur drejt Londrës për shkak të rritjes së pasigurisë gjeopolitike. Ari tashmë ruhet në...