Europa përshëndet fitoren e Mark Carney! Von der Leyen: Lidhja me Kanadanë do të bëhet më e fortë

Europa përshëndet fitoren e Mark Carney! Von der Leyen: Lidhja me Kanadanë do të bëhet më e fortë

Mark Carney është zgjedhur Kryeministër i ri i Kanadasë pas një fitoreje të rëndësishme në zgjedhjet e mbajtura të hënën, duke mposhtur liderin konservator Pierre Poilievre. Pas fitores, reagimet nga liderët europianë nuk kanë munguar, duke e cilësuar zgjedhjen e Carney si një sinjal pozitiv për bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht në kohën e tensioneve me SHBA-në nën presidencën e Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e përgëzoi Carney-n dhe Partinë Liberale për fitoren, duke theksuar se marrëdhëniet mes Europës dhe Kanadasë janë të forta dhe në rritje. “Pres me padurim të punoj ngushtë me Kryeministrin Carney, si në kuadër bilateral, ashtu edhe brenda G7-ës. Do të mbrojmë vlerat demokratike të përbashkëta, do të promovojmë multilateralizmin dhe tregtinë e lirë e të ndershme,”...