Europa përgatitet për skenarin pa SHBA-të: Mbështetje për Ukrainën deri në vitin 2028

Europa përgatitet për skenarin pa SHBA-të: Mbështetje për Ukrainën deri në vitin 2028

Europa po përgatitet të mbështesë Ukrainën ekonomikisht dhe ushtarakisht edhe pa ndihmën e plotë të Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar se ndryshimi i administratës amerikane në vitin 2028 mund të sjellë një qasje të re ndaj luftës dhe marrëdhënieve me Rusinë. Sipas diskutimeve mes kryeqyteteve europiane dhe Komisionit Europian, përfundimi është se vendet e BE-së duhet të përgatiten të mbështeten më shumë te vetja. Lëvizjet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Moskën kanë shkaktuar shqetësim në Europë dhe kanë shtuar pasigurinë për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike. Përplasjet e fundit nisën rreth dy javë më parë, kur rritja e çmimit të naftës e shtyu Shtëpinë e Bardhë t’u kërkonte partnerëve europianë të lironin një pjesë të rezervave të naftës. Vendet europiane...