Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Europa, nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C
Europa po përballet me valën e parë të madhe të të nxehtit këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në 46°C në jug të Spanjës dhe paralajmërime të shumta për nxehtësi ekstreme në vende si Franca, Italia, Gjermania dhe Portugalia. Dy persona kanë humbur jetën në Itali, ndërsa qindra shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të kushteve ekstreme.Sipas MeteoAlarm, paralajmërime për temperatura të larta janë lëshuar në dhjetëra rajone turistike në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Ballkanin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se “nxehtësia ekstreme nuk është më një ngjarje e rrallë, është bërë normaliteti...