Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Europa në krizë për ujë, shteteve anëtare u kërkohet të ulin konsumin me 10%
Komisioni Evropian pritet t’u bëjë thirrje zyrtarisht shteteve anëtare që të ulin konsumin e ujit me të paktën 10% deri në vitin 2030, sipas një plani që do të paraqitet muajin e ardhshëm. Financial Times shkruan se kjo është hera e parë që Komisioni ka vendosur një objektiv për efikasitetin e ujit, duke sinjalizuar shqetësimin e tij të fortë në lidhje me shterimin e shpejtë të rezervave ujore nëntokësore në Evropë. Objektivi prej 10% nuk do të jetë detyrues, por Komisioni i inkurajon shtetet anëtare të vendosin objektivat e tyre kombëtare dhe të investojnë në një mbledhje më të mirë...