“Europa ka nevojë për stabilitet”- Akordi Trump-Putin për naftën, Gjermania kërkon më shumë presion ndaj Rusisë: Qëndrojmë me Ukrainën!
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje të dielën, më 11 tetor, për shtimin e presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pas marrëveshjes së presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë për furnizimin me naftë dhe deklaratave të tij për ndryshimin e udhëheqjes në Ukrainë. “Evropa ka nevojë për stabilitet. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fuqimisht në krah të Ukrainës. Duhet të mbështesim gjithashtu qeverinë dhe t’i japim presidentit mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrave të tij të vështira”, deklaroi Wadephul, ndërsa në Berlin mblidhje Kryesia e CDU-së, Unionit Kristian-Demokrat. Kreu i diplomacisë gjermane theksoi se Evropa duhet të tregojë vendosmëri dhe qartësinë mbështetjen e Ukrainës. “Nuk na duhet më pak, por më shumë presion ndaj Putinit, në...
Burimi:
javanews.al