Eurodeputeti-Ramës: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve
Situata e krijuar gjatë protestave në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Parlamentin Europian. Rihards Kols, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme (AFET), ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare për mënyrën se si po menaxhohen protestat, duke ngritur shqetësime për përdorimin e forcës ndaj të rinjve dhe trajtimin e gazetarëve në terren. Në reagimin e tij, Kols vë në dukje kontrastin mes mesazheve që Shqipëria përcjell në institucionet europiane, ku paraqitet si aleate e besueshme e NATO-s dhe vend përparues në procesin e integrimit në BE, dhe pamjeve që vijnë nga protestat në vend. “Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Por në vendin e saj, policia përballet me studentët...
Burimi:
gijotina.com